Azemi i LDK-së: Dështim i pushtetit për të ruajtur raportet me ShBA-të është një çështje serioze që duhet adresuar - NACIONALE

Azemi i LDK-së: Dështim i pushtetit për të ruajtur raportet me ShBA-të është një çështje serioze që duhet adresuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti i energjisë dhe anëtar i LDK-së, Visar Azemi, lidhur me mungesën e takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken të kryeministrit, Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka thënë se kjo përbën një dështim nga qeveria Kurti për të krijuar marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara.

Azemi ka folur për nevojën e Kosovës në ruajtën e marrëdhënieve të mira me ShBA-të dhe ka kritikuar ashpër ekzekutivin aktual për, siç ka thënë ai, "lënien pas dore të marrëdhënieve duke lejuar që ajo të përkeqësohet."

Më tej ai ka thënë se krejt kjo ka rezultuar në “uljen e përfitimeve ekonomike në vend, duke e humbur gazin si projekt gjeo-strategjik dhe potencialin për eksport me partnerin tonë më të madh tregtar”.

Tutje, Azemi tha se ky dështim i pushtetit për të ruajtur raportet me ShBA-të përbën një çështje serioze që duhet adresuar urgjentisht.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme