Axha i Kurtit: Albini s’është i korruptuar dhe s’mund ta shantazhojë askush - NACIONALE

Axha i Kurtit: Albini s’është i korruptuar dhe s’mund ta shantazhojë askush

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

E derisa ky takim po mbahej, për karakterin e Kurtit dhe për këtë takim foli axha i tij Hamza Kurti.

Axha i kryeministrit dha disa shembuj që sipas tij argumentojnë për “armiqtë e brendshëm” të nipit të tij në Kosovë.

“Ka armiqë të brendshëm. Ka njerëz që kanë thënë që ka kalu me vajzën e një ministreje të Serbisë, veç me mujtë me e shkelë, por kryesore është që Albini s’është i korruptuar dhe atë s’munden me e shantazhu kurrkund sepse nuk ka korrupsion te ai”, tha ai.

Ai tha se pret që Kurti ta ketë të vështirë, pasi tha se “ka armiqë të brendshëm dhe të jashtëm”.

“Unë pres që Albini e ka vështirë. Pse? Ka armiqë të brendshëm dhe të jashtëm. Ajo është me rëndësi. Sikur Kosova të ishte e unifikuar, e bashkuar, ndryshe do të ishte situata. Por kur njëri kërkon majtas, tjetri djathtas e tjetri pas shpine, ai është rrezik i madh”, tha ai për Klan Kosovën.

Sipas tij, “krejt fjalët e Lëvizjes Vetëvendosje po dalin në pah”.

“E di që Albini e ka vështirë për shkak se nuk i ka pas vetes partitë politike”, përsëriti Hamza Kurti.

Hamza Kurti thotë se nipi i tij nuk është i vështirë për të negociuar, por tha se “është parimor”.

“Kur e kam pasur unë gabim, ai s’është pajtuar kurrë me mua, dhe ka dalë fjala e tij. Unë si më i moçëm është dashtë të tërhiqem. Pse? Sepse ka pasur të drejtë. Ai kur është në të drejtë, nuk tërhiqet. Kur e sheh që s’është në të drejtë, të kërkon falje”, tha ai.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës nuk i ndryshon parimet dhe qëndrimet.

“Situata e bën të vetën, por ai cakun e qëllimin nuk e ndryshon”, tha Hamza Kurti.

Lajme të ngjashme