AVONET: Gjykata dënoi përfaqësuesin e kompanisë “Sallahu” për keqpërdorim në prokurim publik
Rjeti i OJQ-ve “Avonet” ka publikuar një shkrim, në të cilin ka shkruar se Gjykata Themelore e Gjilanit ka shpallur fajtor përfaqësuesin e kompanisë Sallahu.
Në shkrimin e tyre, AVONET ka shkruar se ky dënim lidhet me veprën penale të “keqpërdorimit dhe mashtrimit në prokurimin publik”.
“AVONET është jashtëzakonisht e lumtur me punën e zhvilluar nga institucionet e drejtësisë, që në rastin konkret kanë vepruar tërsisht në përputhje me kompetencat dhe autorizimet e tyre ligjore, duke vendosur zbatim të plotë të ligjshmërisë dhe shqiptim të sanksionit meritor për kryersin e veprës penale në rastin konkret” – shkruhet në reagimin e AVONET.