Avokatja myslimane kërkon legjitimim të poligamisë në Shqipëri - NACIONALE

Avokatja myslimane kërkon legjitimim të poligamisë në Shqipëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Migena Balla, avokate e njëherësh edhe praktikante e besimit islam, ka kërkuar që poligamia të legjitimohet, për shkak të ekzistencës së saj “de facto”.

Ajo thotë se askush nuk i tregon hapur, lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo edhe martesat me më shumë se një grua.

“I mbajnë fshehtas ato gratë e tjera. Madje edhe kur i kam mësuar u kam thënë, e para ka mungesë burrnie, mungesë sinqeriteti, që te hoxha i cili bën këtë martesë dhe e di shumë mire që gruaja e parë e atij burri nuk është në dijeni për atë martesë. Që këtu ai hoxhë shkel atë rregullin kryesor të martesës në Islam që është publiciteti dhe që gruaja e parë duhet të jap miratimin. Kjo bëhet për të garantuar një lloj harmonie dhe marrëdhënie të mirë.

E imagjinoni dot se çfarë do të bënte një grua e cila zbulon se ky burrë paska fëmijë dhe marrëdhënie paralele!

Ka sjellë probleme sociale të panumërta, qoftë për fëmijët e lindur që konsiderohen jashtë martese, qoftë për personat që mbajnë lidhje jashtëmartesore, qoftë të personave që nuk divorcohen ligjërisht, por vetëm në xhami.

Poligaminë e para duhet ta legjitimojmë sepse ekziston de facto”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme