Avokati Smakiqi kritikon Sallahun që kërkoi auditim veç për zyrtarin me tre vëllezër dëshmorë - NACIONALE

Avokati Smakiqi kritikon Sallahun që kërkoi auditim veç për zyrtarin me tre vëllezër dëshmorë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati i Xhevdet Smakiqi ka reaguar ndaj shkrimit të gazetës Nacionale, i cili tregon se zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka kërkuar nga Auditimi i Brendshëm ta auditojë vetëm një Udhëheqës të një Divizioni.

Në një koment në “Facebook”, ai ka shkruar se asnjë auditor profesional i licencuar nuk inicon kurrë auditim specifik ndaj një zyrtari.

Sipas tij, auditimi në esencë ka përgjegjësi të auditoj proceset.

“Një auditor profesional i licencuar nuk inicon kurrë asnjë auditim specifik ndaj një zyrtari, sepse auditimi në esencë ka fushëvperim mandat përgjegjësi te auditoj proceset. Prandaj, auditori në fjalë ka treguar amaterizem të skajshëm dhe jo profesionalizëm kur ka zbatuar urdhërin e Zv.Ministrit Sallahu, plus shtuar këtu që stafi politikë kabineti Ministri dhe Zv.Ministrat nuk u lejohet të ndërhyjnë në përgjegjësitë e stafit të shërbimit civil”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme