Avokati serb: Radojiçiqi mbrohet nga Vuçiqi
“Danas”, medie e njohur opozitare në Serbi, ka shkruar një artikull të gjatë nëse Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, do të dorëzojë Milan Radojiçiqin, i dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, pas “njoftimi të kuq” të Interpolit.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe avokati serb, Bozho Preleviq, i cili vlerësoi se Radojiçiqi mbrohet nga Vuçiqi.
“Milan Radoiçiq mbrohet dhe ruhet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Autoritetet në mënyrë të ngathët dhe të dëmshme për këtë vend, u përpoqën të mbroheshin nga ngjarjet në Banjskë duke nisur procedurën kundër Radoiçiqit dhe duke e liruar menjëherë.” – deklaroi Preleviq, ndwr tetjera.