Avokati që kërcënoi Vehbi Kajtazin dënohet me pesë muaj burgim - NACIONALE

Avokati që kërcënoi Vehbi Kajtazin dënohet me pesë muaj burgim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pesë muaj burgim efektiv është verdikti i marrë ndaj avokatit, Driton Dobruna, i cili kërkcënoi me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi, raportoi mediumi “Paparaci”.

Vendimi u mor sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku i pranishëm ishte gazetari Kajtazi, ndërsa mungoi i pandehuri Dobruna.

Dobruna kishte pranuar fajësinë qysh në shqyrtimin e parë.

Lajme të ngjashme