Avokati: Mësuesja është larguar nga shkolla pasi i është bërë presion psikik
Avokati i mësueses Remzije Lezi, e cila u “përjashtua” nga shkolla, ka deklaruar para mediave, se kjo ndodhi sepse mësueses i është bërë presion psikik, për të ardhur deri te kjo situatë.
“Mesuesja eshte larguar nga shkolla pasi i eshte bere presion psikik” ka thënë avokati.
Mësuesja Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës nuk do të mundet të ushtrojë profesionin e mësueses pasi ajo nuk po lejohet të mbajë shami.
Në vendimin e bordit drejtues së shkollës thuhet se në mënyrë unanime është vendosur që mësuesja e matematikës të mos lejohet të ushtrojë profesionin e saj vetëm për shkak të veshjes fetare që ajo mban.
Vlen të thuhet se në Kosovë kohët e fundit ka patur shumë debate rreth kësaj teme, pasi janë të shumtë ata qytetarë që kërkojnë që ky vendim i Ministrisë së Arsimit të shfuqizohet.