Avokati lavdëron gjykatën që shpëtoi Klanin: Pastë nam të mirë gjithmonë
Avokati Arbër Jashari ka lavdëruar punën e Gjykatës Komerciale, e cila sot ka marrë vendim për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për heqjen e licencës për televizionin Klan Kosova.
Ai ka bërë me dije se gjatë vitit të parë të ekzistimit të saj, institucionet e Kosovës janë krenuar me profesionalizimin e kësaj gjykate.
Sipas tij, deri me tani kjo gjykatë ka qenë e njohu vetëm për profesionistët e lemisë juridike.
Jashari ka treguar se me rastin e Klan Kosova kjo gjykatë është bërë e njohur për krejt Kosovën.
“Deri me sot, Gjykata Komerciale, ka qenë e njohur vetëm për profesionistet e lemise juridike. Sot emri i saj u bë i njohur në të gjithë Kosovën, falë vendimit për televizionin Klan Kosova. Gjykata Komerciale është gjykatë e re, e themeluar në kohen e kësaj qeverie. Zyrtarisht ka filluar punën me 01.08.2023, pra saktësisht para 1 viti. Themelimi i saj ka ardhur si nevojë për t’i adresuar shpejtë dhe në mënyrë profesionale, çështjet ekonomike –biznesore”, ka shkruar ai, duke përmendur kontributin që ShBA-ja ka dhënë në ngritjen e kësaj gjykate.
“Një kontribute të jashtëzakonshëm në formimin e saj, e patën dhënë partneret ndërkombëtarë, në krye me USAID-in amerikan, të cilët kanë ndihmuar në krijimin e legjislacionit adekuat. Ministria e Drejtësisë, shpesh me mburrje e ka përmendur funksionalizimin e saj, si meritë te veten. Deri me sot, Gjykata Komerciale, ka qenë e njohur vetëm për profesionistet e lemise juridike. Sot emri i saj u bë i njohur në të gjithë Kosovën, falë vendimit për televizionin Klan Kosova. Pastë nam të mirë gjithmonë!”, ka shkruar ai.