Avokati Koci goditet me grusht në kokë gjatë shëtitjes me biçikletë - NACIONALE

Avokati Koci goditet me grusht në kokë gjatë shëtitjes me biçikletë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Arianit Koci, është sulmuar me grusht në kokë nga një person ende i panjohur, gjatë kohës sa po shëtiste me biçikletë, afër parkut Ulpiana.

Si pasojë e kësaj, Koci ka humbur drejtimin dhe ka pësuar dhimbje nga sulmi.

Sipas raportit policor të cilin e ka siguruar Klankosova.tv, Koci ishte në biçikletë kur dy persona i janë afruar me një motor dhe njëri nga ta e ka goditur me grusht në kokë.

Në raport, Koci ka thënë se dy të dyshuarit i ka parë pak para sulmit në një pompë derivatesh, e cila posedon kamera.

Lajme të ngjashme