Avokati Kërveshi: Propaganda ndaj UÇK-së ka nisur nga shqiptarët që e donin ‘rahatinë’
Avokati Kujtim Kërveshi ka deklaruar se propagandën kundër UÇK-së e kanë nisur shqiptarët.
Ai ka treguar se këtë propagandë e kanë filluar ata shqiptarë që e dëshironin rehatinë e kohës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me ndihmën e Serbisë, ose pa të, poshtërsitë më të mëdha ndaj UÇK-së janë nisur në Kosovë.
“Propagandë kundër UÇK-së kanë nisur shqiptarët fillimisht, ata që deshtën ‘rahatinë’ e kohës, oportunizmin! Kanë vazhduar me dekada! Kanë la e shpërla trurin e kujtdo që kanë mbri! Me dhe pa ndikimin e Sërbisë, me dhe pa mbështetjen e Serbisë, poshtërsitë më të medha janë nisur këtu, nga mesi jonë! Tash nuk ban’ të çuditemi se në Universitetin e Milanos mësohet propaganda anti UÇK si shkencë! Eh, sa vnera’ është “zbrazë” këndej vërdallë kundër UÇK-së!”, ka shkruar Kërveshi.
