Avokati Kërveshi: Na fal Drenicë që gjykohesh në mënyrë kaq të poshtër - NACIONALE

Avokati Kërveshi: Na fal Drenicë që gjykohesh në mënyrë kaq të poshtër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe avokati Kujtim Kërveshi ka reaguar ndaj komenteve fyese që janë shfaqur ndaj qytetarëve të Drenicës.

Ai ka bërë me dije se këto komente tregojnë për urrejtjen që është mbjell ndaj këtij rajoni.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai i ka kërkuar falje këtij rajoni që po gjykohet në këtë mënyrë.

“Një grusht shqiptar, të ndarë e të përçarë, një milet që ban bé për të huajin dhe e shkel të vetin’. Ata që mbollën urrejtje, sot nuk e kontrollojnë dot më urrejtjen e jurishnikave’, e këta jurishnika dikur kanë me jau’ hongër’ kryet edhe vet atyre që mbollën urrejtjen! Na fal Drenicë që gjykohesh e segregohesh në mënyrën më të poshtër të mundshme!”, ka shkruar Kërveshi.

Lajme të ngjashme