Avokati i Naser Pajazitajt: Shuma e kompenzimit e papranueshme, do të ushtrojmë padi
Ahmet Tahiri, avokati i Naser Pajazitajt, ka bërë me dije se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka ofruar dëmshpërblim në vlerë prej 61,777.16 euro për të gjitha llojet e kompenzimit për klientin e tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka refuzuar këtë shumë, duke thënë se është e papranueshme.
Ai ka paralajmëruar se do të ushtrojë padi lidhur me shumën e kompenzimit.
“Pas interesimit nga mediat, ju njoftoj se Këshilli Gjyqësor i Kosovës me datë 20 dhjetor, 2023 ka ofruar dëmshpërblim në vlerë prej 61,777.16 euro për të gjitha llojet e kompenzimit për të dëmtuarin, Naser Pajazitaj. Kjo shumë është është e papranueshme duke pas parasysh dëmin që i është shkaktuar klientit tim, linçimet, kërcimet dhe kohën e gjatë të kaluar në paraburgim. Andaj, ne do të ushtrojmë padi lidhur me shumën e kompenzimit”, ka shkruar Pajaziti.