Avokati Bajraktari: Transparenca rreth Fondit Sovran nuk e cenon sigurinë kombëtare
Avokati Ardian Bajraktari ka bërë me dije se shuma e mjeteve të mbledhura në Fondin për Siguri nuk hynë në kategorinë e informatave që mund të konsiderohet si sekrete.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se institucionet e vendit duhet të marrin para sysh kërkesën e shoqërisë civile për transparencë rreth këtij fondi.
“Të dhënat e mbledhura përkatësisht shuma e këtij fondi nuk hyjnë në kategorinë e informatave, zbulimi i paautorizuar i të cilave do t'i cenonte në çfarëdo shkalle interesat e sigurisë së vendit tonë. Prandaj hapja e tyre, duke i marrë në konsideratë kërkesat ligjore të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, është veprim që duhet bërë institucionet dhe kërkesat e shoqërisë civile, janë tejet legjitime dhe shkojnë në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies”, ka shkruar Bajraktari.