Avokati Bajraktari: Sulmuesit e Banjskës mund të gjykohen në mungesë - NACIONALE

Avokati Bajraktari: Sulmuesit e Banjskës mund të gjykohen në mungesë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se terroristët e sulmit në Banjskë, mund të gjykohen edhe në mungesë.

Sipas tij, kjo është e rregulluar me Kodin Penal, pasi veprat e vrasjes së rëndë nuk parashkruhen.

Postimi:

Dje, në disa media qarkulluan lajme për pamundësinë e gjykimit në mungesë të sulmit terrorist të 24 shtatorit në Bajskë, rrethanat e rastit dhe ligjet e thonë ndryshe, pavarësisht kualifikimit aktual.

Sulmi i Bajskës, përveç sulm terrorist, dhe me përmasa të agresionit, në këtë sulm është privuar nga jeta një person zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, rreshteri i Policisë, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Pashmangshëm kemi të bëjmë edhe me vepren penale vrasje e rëndë, nga neni 173, paragrafi 1, nën paragrafi 1.9, ngase rrethanë e cila e përcakton një vrasje si vrasje të rëndë është nëse privon nga jeta personin zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje me detyrën zyrtare, andaj duhet ri-kualifikim dhe përfshirje edhe të veprës penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje.

Me këtë rast, duke qenë prezente këto elemente, atëherë me automatizëm hyn në kategorinë e veprave penale të cilat sipas nenit 104, të Kodit Penal nuk parashkruhen/vjeterësohen, ku paragrafi 2, i këtij neni thekson se vepra penale e vrasjes së rëndë nuk parashkruhet.

Kurse gjykimi në mungesë, sipas nenit 303, paragrafi 7, ku përcaktohet se për veprat penale të përcaktuara në nenin 104, të Kodit Penal (ku hyn edhe vrasja e rëndë), gjykimi në mungesë mund të mbahet edhe pa u plotësuar kriteret ligjore për praninë e të akuzuarit në shqyrtimin fillestar, apo shqyrtimin kryesor, me kusht që giykata të bindet se janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta njoftuar të akuzuarin për shqyrtimin giyqësor dhe për ta siguruar praninë e tij. Në këto rast, i akuzuari përfaqësohet nga mbrojtësi gjatë gjithë procedurës penale.

Pra, në sulmin e 24 shtatorit, ndër vepra të tjera, është kryer edhe vrasje e rëndë, për të cilën mundësohet gjykimi në mungesë, me plotësimin e kushteve ligjore, edhe pa prezencën e të akuzuarit në shqyrtimin fillestar, apo shqyrtimin kryesor.

Lajme të ngjashme