Avni Zogiani kritikon Avdullah Hotin, ia shënon emrin gabim
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogianin, ka kritikuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti, mes tjerash duke thënë se “e ka bindur që di fort”.
Zogiani në një shkrim në Facebook, ka pretenduar se Hoti ka kërkuar uljen e subvencioneve, e më pas ngritjen urgjente të tyre.
“Me 21 shkurt eksperti i LDK, Abdullah Hoti, paska kerku uljen e subvencioneve, e me 23 paska kerku ngritje urgjente te subvencioneve.” – ka shkruar ai.
Siç shihet, Zogiani i VV-së ia ka shënuar Hotit emrin gabim, Abdullah, në vend të Avdullah.
“Tashti pernjemend me bindi qe di fort ky, sepse duhet me qene dinamik ne qeverisje, nje dite i ul'-nje dite-ço subvencionet. Si bastoret pak a shume!” – ka thënë tutje.
Postimi i plotë:
Me 21 shkurt eksperti i LDK, Abdullah Hoti, paska kerku uljen e subvencioneve, e me 23 paska kerku ngritje urgjente te subvencioneve.
Tashti pernjemend me bindi qe di fort ky, sepse duhet me qene dinamik ne qeverisje, nje dite i ul'-nje dite-ço subvencionet. Si bastoret pak a shume!