Avdyli shkon në Mitrovicë, aty e pret Peci
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haxhi Avdyli, ka shkuar në Mitrovicë, ku është pritur në zyrë nga Kryetari i kësaj komune, Faton Peci.
Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, tha se Peci është i vendosur dhe i guximshëm.
E plotë:
Bashkë me bashkëveprimtarë nga Prizreni, vizituam dhe uruam Faton Peci detyrën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës.
Mitrovica ka shumë sfida, që zgjidhjen mund tua gjej vetëm një kryetar si Fatoni.
I vendosur, e i guximshëm për ballafaqime të mëdha.
Urime Faton, e ju priftë e mbara, për Mitrovicën tonë.