Hoti: Qeveria Kurti po e menaxhon pandeminë katastrofalisht
Ish-kryeministri dhe tani deputeti nga radhët e LDK-së ka deklaruar se menaxhimi që kjo qeveri po i bënë pandemisë është katastrofal. Për më tepër, Hoti mendon se qeveria nëpërmjet mbajtës se fondeve të tepërta ka ulur fuqinë blerëse të qytetarëve - tashmë kanë 600 milion euro në llogarinë e qeverisë, në vend të 370 milionëve.
“Menaxhimi i situatës së inflacionit nga ana e qeverisë ka qenë katastrofal, asnjë masë nuk është ndërmarrë, përjashtim ndihmën që ka qenë tepër simbolike nga 100 euro për disa grupe të caktuara të popullsisë, asnjë masë tjetër nuk është ndërmarrë, janë marrë masa që janë kundër kushtetuese siç është kundërligjore, si kufizimi i çmimit të naftës… Është shumë e pakuptueshme kur ndërkohë që po flasim bilanci bankar i qeverisë është gati 600 milionë euro, rreth 600 milionë euro që qëndrojnë në llogarinë bankare të qeverisë. Në situatën optimale do të duhej të ishin rreth 370 milionë euro në bilancin bankar të qeverisë, jo më shumë, mbajtja e të gjithë këtyre mjeteve në llogarinë bankare të qeverisë do të thotë ulje të fuqisë blerëse të qytetarëve”, ka shprehur Hoti për Kosova Press.