Avdiu: Sot e kemi të qartë që Amerika dhe BE s’e përkrahin Kurtin dhe Qeverinë e tij - NACIONALE

Avdiu: Sot e kemi të qartë që Amerika dhe BE s’e përkrahin Kurtin dhe Qeverinë e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analistja dhe aktivistja, Zana Avdiu ka thënë se pas deklaratave të emisarit amerikan, Gabriel Escobar “e kemi të qartë se ShBA dhe BE nuk e përkrahin Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Avdiu ka thënë se ky është një lajm i keq.

“Eshte lajm i keq, sepse kjo eshte qeveria me e votuar ndonjehere. Dhe ta shkelesh kete besim, deri ne shkaterrimin e seciles miqesi e partneritet, eshte gjeja ma e keqe qe ka mund te bej dikush.” – ka shtuar ajo.

Postimi i plotë:

Gjithmone do te qendrojme krah popullit te Kosoves, por kjo sdo te thote se do te qendrojme krah nje individi. Paska thane Escobar.

Ketu hyn ne pune ajo fushata e VV “nje popull, si nenshtrohet nje njeriu”.

Pra, sot e kemi mese te qarte qe Amerika dhe BE, nuk e perkrahin Albin Kurtin dhe qeverine e tij. Dhe, mosperkrahja nga Amerika sidomos, do te thote deshtim i Kosoves kudo.

Cfare lajmi i keq!

Eshte lajm i keq, sepse kjo eshte qeveria me e votuar ndonjehere. Dhe ta shkelesh kete besim, deri ne shkaterrimin e seciles miqesi e partneritet, eshte gjeja ma e keqe qe ka mund te bej dikush.

Kosova dhe qytetaret e saj, nuk e kane meritu kete!

Lajme të ngjashme