Avdiu i thotë Golës se Mihali ia ndalon të shkruajë statuse: Ma bre, e keni demonizu Dejonën
Ardian Gola, deputet i VV-së, dhe Zana Avdiu, analiste në “Pressing”, janë përplasur në lidhje me figurën e Dejona Mihalit, koordinatoret e komiteteve në VV, për fuqinë e sëcilës Nacionale ka shkruar disa herë.
Avdiu ka theksuar se Mihali ua shkruan statuset deputetëve.
“Është qekjo partia, e cila Dejona ua shkruan statuset” – tha Avdiu.
I menjëhershëm ishte reagimi i Golës, i cili u ankua se është demonizuar Mihali.
“Ma bre, çka janë këto klishe. Le bre mos fol palidhje, e keni demonizu, e keni gogolizu Dejonën, le bre pashë Zotin” – ishte i shpejt në reagim Gola.
“Madje edhe statuset ua shkruan, aq banal shkon, Ardian, sa që edhe statuset ua shkruan. Kanë dalë “screenshot”-at, u pa nëpër media. Edhe vetë reagimi, që sa kohë je duke i injoru komplet pyetjet që po t’i boj, vetë reagimi yt tregon që është e vërtetë. Nashta s’të le me i shkru” – ia ktheu Avdiu, Golës.