Avdiu e “këshillon” Qeverinë Kurti: S’ka nevojë me sha nëpër rrjete sociale, për atë punë i ka militantët - NACIONALE

Avdiu e “këshillon” Qeverinë Kurti: S’ka nevojë me sha nëpër rrjete sociale, për atë punë i ka militantët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zana Avdiu, analiste e rregullt në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar gjuhën që Qeveria Kurti e përdori pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron rreth vizave.

Sipas Avdiut, Qeveria e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, nuk ka nevojë të ofendojë.

“Qeveria nuk ka nevoje me hy me sha, neper rrjete sociale.. se per ate pune i ka militantet.

Po le te del e te na e sqaron, cka ke deklarata e Macron! Cilen fjale e kane dhane dhe nuk po e mban Kosova?” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme