Autostrada Prishtinë-Gjilan, Liburn Aliu: Premtim i gabuar i Kurtit – u vu në lajthitje - NACIONALE

Autostrada Prishtinë-Gjilan, Liburn Aliu: Premtim i gabuar i Kurtit – u vu në lajthitje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar në “Debat Plus” se zotimi i kryeministrit Albin Kurti për përfundim të autostradës Prishtinë-Gjilan në vitin 2023 ka qenë “premtim i gabuar”.

Ai madje tha se kreu i Qeverisë “është vënë në lajthitje”.

“Zotimi i Albin Kurtit se autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet, dhe hapet këtë vit, ky zotim ka qenë gabim, ka qenë gabim që është premtuar ashtu.

Sepse është vënë në lajthitje Kryeministri. I është besuar raportimti të përqindjes së punëve që janë, pas vizitave që kam pas unë s'kam mundut ta bëjë një premtim të tillë.” – tha ai.

Ministri nuk dha ndonjë datë se kur pritet të përfundojë autostrada.

"Nuk mund të them kur kryhet, zotimi ka qenë gabim i yni, dhe duke i pasur parasysh që prej atij zotimi, po të mos kishte pas asnjë problem ishte kry, por kemi pas prap probleme të reja.”

Lajme të ngjashme