Aurora Berisha, kandidate e PDK-së për deputete: Kosova ka nevojë për energji të reja - NACIONALE

Aurora Berisha, kandidate e PDK-së për deputete: Kosova ka nevojë për energji të reja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e degës së PDK-së në Drenas, Aurora Berisha, ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Prezantimin e kandidatues ajo e ka bërë në një mënyrë të veçantë.

Përmes një video të postuar në rrjetet e saj sociale, ajo ka treguar se numrin i saj në listën e PDK-së është 68.

Ajo ka ftuar gjithë mbështetësit e PDK-së që të bëhen pjesë e rrugëtimit të saj politik.

Berisha ka shprehur besimin e saj të fuqishëm se Kosova mundet më mirë.

“Unë besoj se Kosova ka nevojë për energji të freskëta dhe ide të reja. Unë e di se Kosova mundet ma mirë. Sot, unë ju ftoj secilin prej jush që të bëheni pjesë e rrugëtimit tim, i cili, megjithatë, nuk është vetëm i imi. Le të jetë ky udhëtimi ynë i përbashkët. Së bashku, ne mund të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë tanë, të fuqizojmë gratë tona dhe ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë”, ka shkruar Berisha në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme