Aurora Berisha, kandidate e PDK-së për deputete: Kosova mundet ma mirë për rininë, do të jem zë i brezit të ri
Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, është zotuar se do të angazhohet për adresimin e sfidave të rinisë.
Pas takimit që ka pasur me kryetarin e Rinisë Demokratike në Drenas, Dion Hajdarin, ajo ka bërë me dije se do të jetë zë i fuqishëm i rinisë së Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kosova mund të më mirë për rininë.
“Sot takova kryetarin e Rinisë Demokratike në Drenas. Bashkë me Dion Hajdarin do të angazhohem për adresimin e nevojave të rinisë së komunës tonë dhe gjithë të rinjve të Kosovës. Programi i kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, parasheh adresimin e sfidave të rinisë, arsimim cilësor për ta dhe punësim. Kosova mundet ma mirë për rininë. Do të jem zë i rinisë së Kosovës”, ka shkruar Berisha.
Aurora Berisha në listën zgjedhore të PDK-së mban numrin 68.