ATK suspendon dy zyrtarë të saj pas ngritjes së aktakuzës
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka suspenduar dy zyrtarë, pasi ndaj tyre është ngritur aktakuzë.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve tatimorë, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit.
Pas ngritjes së aktakuzës, ATK ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi, duke i suspenduar përkohësisht nga detyra këta dy zyrtarë, me efekt të menjëhershëm, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.
Njoftimi i plotë:
ATK suspendon dy zyrtarë tatimorë pas ngritjes së aktakuzës
Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi.
Në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë marrëdhënien e punës dhe statusin e zyrtarëve tatimore, ATK ka marrë vendim për suspendimin e përkohshëm nga detyra të këtyre dy zyrtarëve, me efekt të menjëhershëm, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.
ATK nuk toleron asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo veprim që cenon integritetin institucional dhe do të vazhdojë të zbatojë me përpikëri dispozitat ligjore në çdo rast të tillë.