ATK mbledh mbi 600 mijë euro borxhe nga bizneset - NACIONALE

ATK mbledh mbi 600 mijë euro borxhe nga bizneset

4 ditë më parë

nga NACIONALE

Administrata Tatimore, ka mbledhur mbi 600 mijë euro borxhe nga 18 biznese.

“Angazhimi i pandërprerë i Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në trajtimin e borxheve të tatimpaguesve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, ka rezultuar me mbi 600 mijë euro të mbledhura, aksioni në fjalë është realizuar tek 18 subjekte biznesore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Stafi i Mbledhjes së Detyrueshme thotë se mbetet i përkushtuar maksimalisht në trajtimin dhe mbledhjen e borxheve, duke ndërmarr të gjitha procedurat e mbledhjes së detyrueshme, deri te konfiskimi i pasurisë dhe kallëzimi penal, për të gjithë ata tatimpagues që nuk i kryejnë obligimet tatimore, të cilat dalin nga Legjislacioni

Lajme të ngjashme