ATK-ja ka inkasuar 417,163 euro borxhe
Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar inkasimin e borxheve nga bizneset.
Përmes një njoftimi për medie, ATK-ja ka njoftuar se kjo shumë është arritur nga borxhi 12 subjekteve.
“Vazhdojnë aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, këtë rast janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro. Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro”, është thënë në njoftimin për medie.
Sipas ATK-së, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën.
“Vlen të theksohet se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake. Aktivitetet lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe mos lejimin e vjetërsimit të tyre”, ka njoftuar ATK-ja.