Atentati në Vlorë, policia dyshon për vrasës me pagesë
Dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për motive hasmërie, për shkak të një vrasjeje të ndodhur 3 vite më parë në Vlorë ku mbeti i vrarë biznesmeni Arben Beqiraj, i cili zotëronte një plazh privat. Policia dyshon për një vrasje të mirë organizuar dhe me vrasës me pagesë.
Një konflikt i nisur për motive të dobëta, ka përfunduar në përdorimin e armëve, më 5 gusht të vitit 2019.
Më pas, në takimin e dytë për sqarimin e këtij sherri, që kishte nisur për një kalë që kishte kaluar në këtë plazh privat, ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku mbeti i vdekur Beqiraj dhe u plagos djali i tij bashkë me një të afërm të tyre.
Shpati Lena dhe Hakim Zhezo janë viktimat e atentatit të ndodhur paraditen e së enjtes në Panaja të Vlorës.
Vrasja ndodhi rreth orës 09:30 në autostradën Fier-Vlorë, teksa në drejtim të automjetit të tyre u qëllua me breshëri plumbash, nga një tjetër automjet në lëvizje.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe hetues nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.