Asociacioni i komunave paditë sot Minsitrinë e Arsimit e atë të Shëndetësisë
Asociacioni i Komunave të Kosovës të martën (sot) në ora 10:30 do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Sazan Ibrahimi, kryetar i këtij Asociacioni ka sqaruar se në bazë të vlerësimeve del që dëmi i shkaktuar në zbatimin e kontratave kolektive ndaj komunave sillet rreth 35 milionë euro.
“Nesër, zyrtarët komunalë të cilët janë përgjegjës për të ngritur padi në emër të komunave, do të jenë aty në orën 10:30, para gjykatës kompetente, në këtë rast Gjykatës Themelore të Prishtinës. Nesër komunat e Republikës së Kosovës do të mobilizohen dhe do ta deponojnë padinë, secila komunë veç e veç, ndaj ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për dëmet që ju kanë shkaktuar komunave përgjatë viteve të tëra sa i përket zbatimit të kontratave kolektive në arsim, përkatësisht në shëndetësi”.
Sipas tij, shumica e këtyre mjeteve financiare kanë qenë të dedikuara për investime kapitale, për projekte të cilat do të shkonin në dobi të qytetarit, në përmirësimin e jetës së qytetarit, por edhe zhvillimin ekonomik lokal.
“Në bazë të vlerësimeve të cilat Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka, del që dëmi i shkaktuar në zbatimin e kontratave kolektive ndaj komunave sillet rreth 35 milionë euro. Shumica e këtyre mjeteve financiare, në të kaluarën kanë qenë të dedikuara për investime kapitale, për projekte të cilat do të shkonin në dobi të qytetarit, në përmirësimin e jetës së qytetarit, por edhe zhvillimin ekonomik lokal”.