Asociacioni i Komunave dënon gjuhën denigruese të MAPL-së ndaj Sazan Ibrahimit - NACIONALE

Asociacioni i Komunave dënon gjuhën denigruese të MAPL-së ndaj Sazan Ibrahimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) dënon gjuhën denigruese të Ministrisë së Administrim të Pushtetit Lokal ndaj këtij institucioni.

Në një reagim të bordit të AKK-së është alarmuar se Qeveria po rrezikon 15 milionë eurove nga BE-ja.

“Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) reagon ashpër ndaj gjuhës shpifëse, denigruese dhe joetike të përdorur në demantin zyrtar të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), i cili përveç që përbën një sulm të paprecedent institucional ndaj Drejtorit Ekzekutiv të AKK-së, z. Sazan Ibrahimi, përbën gjithashtu një përpjekje të hapur për të shmangur përgjegjësinë për një çështje me rëndësi strategjike për vetë komunat e Republikës së Kosovës: vazhdimësinë e financimit të Grantit të Performancës Komunale”, është thënë në reagim, duke shtuar se ministria po e sulmon personalisht drejtorin e AKK, Sazan Ibrahimi.

“Në vend të një përgjigjeje profesionale dhe substanciale ndaj kërkesës zyrtare të parashtruar nga Kryetari i AKK-së, z. Agim Aliu, më 5 maj 2025, ku kërkohet sqarim për aplikimin dhe fatin e fondeve nga thirrja e IPA III 2025–2027 “EU for Good Governance” – MAPL ka zgjedhur të sulmojë personalisht z. Ibrahimi, duke i atribuar qëndrimet e Bordit të AKK-së si “interesa personale” dhe duke aluduar në motive të ulta që bien ndesh me etikën e komunikimit institucional dhe me respektin ndaj përfaqësuesve të 38 komunave të vendit”, është thënë në reagim.

Lajme të ngjashme