Asociacion për njohje de facto: Konjufca e përsërit edhe një herë qëndrimin e trishtë
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, duke folur para mediave në lidhje me raportet e Kryeministrit Kurti me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka përsëritur qëndrimin e tij, i cili duhet thënë dallon shumë nga qëndrimet e Vetëvendosjes sa ishin në opozitë në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.
Konjufa edhe këtë të mërkurë tha se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbë, pa kompetenca ekzekutive mund të bëhet në këmbim të njohjes “de facto”.
Konjufca që jo para shumë kohësh, deklaronte për Asociacionin, se nuk do të pranohet nga Kosova, “as asi, as ksi”, siç thoshte vet ai, tashmë duket se një formë e Asociacionit është e pranueshme për të, madje jo në këmbim të njohjes “de jure”.
Çka tha Konjufca?
Nëse Lajçka e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE atëherë ne mund të themi që Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtarë i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia. Mua nuk më duket kjo e drejtpeshuar fare. Është devijim prej idesë origjinale. Ideja origjinale është nuk ka Asociacion pa njohje. Nuk mundesh Asociacion me marr edhe me heq prej idesë se njohjes. Quajeni si dush njohje de-facto, është njohje e shtetësi së Kosovës. Serbia duhet që të pajtohen se kur ta kalon kufirin në Merdare është në një shtet tjetër. Duhet ta njoh, flamurin, simbolet nuk duhet që të na pengoj kur aplikojmë ne në organizata ndërkombëtare”.
“Pastaj është në përgjegjësin e Kosovës me gjet një formë të Asociacionit që është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk e cenon rendin juridik. Nëse mundoheni me shkatërruar me të ide atëherë jeni në faror të Serbisë. Nuk është akuzë kjo, kjo është thjesht identifikim i një njeriu i cili pe kryen punë e vetë kogja në mënyrë të pa përgjegjshme. Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, Asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim të dialogut është problem”, tha ai.