“Asnjë cent më shumë”, më 5 prill protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës - NACIONALE

“Asnjë cent më shumë”, më 5 prill protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Grupi i qytetarëve “Asnjë cent ma shumë”, që po e kundërshtojnë shtrenjtimin e rrymës, kanë caktuar ditën e protestës.

Ata kanë bërë me dije se të shtunën në ora 15:00 do të organizohet protesta e parë për këtë çështje.

Në njoftimin e tyre, ata kanë treguar arsyet e protestës.

“PSE PROTESTOJMË? 🔌 Kundër rritjes së tarifave me 15%! 💸 Kundër varfërisë energjetike! 🗣️ Për zë qytetar dhe transparencë! 🧾 Për tarifa të drejta dhe jetë me dinjitet!”, është thënë në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme