Askush nga VV-ja nuk flet për protestën kundër Gjykatës Speciale, Fitore Pacolli flet për seancën e para 10 vitesh
Askush nga VV-ja nuk flet pr protestën kundër Gjykatës Speciale, Fitore Pacolli flet për seancën e para 10 vites
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, nuk ka thënë asnjë fjalë për protestën e veteranëve kundër Gjykatës Speciale.
Ashtu, siç askush në VV.
Pacolli ka zgjedhur të merret me seancën ku u miratuan ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Speciales.
VV-ja është e vetmja parti që asnjë zyrtar i saj nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.
Postimi:
10 vjet më parë, më 3 gusht 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE ishte kundër Gjykatës Speciale si dhe kishte propozuar rezolutën për dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale për të gjykuar UÇK-në dhe kundër rezolutës që dënonte gjenocidin e Serbisë në Kosovë.