ASK njofton se deri sot janë regjistruar 891 mijë persona në census, serbët në veri po refuzojnë
Regjistrimi i popullsisë “po kryhet në mënyrë masive”, ka njoftuar Avni Kastrati, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave ët Kosovës, në një konferencë për media.
Në anën tjetër – pas bojkotit të thirrur nga Lista Serbe – bëhet e ditur se komuniteti në pjesën veriore të Kosovës po refuzon masivisht të bëhet pjesë e regjistrimit.
Deri më tash janl regjistruar 891 mijë persona si banorë të Kosovës ndërsa procesi supozohet të mbyllet deri më 17 maj.
“Nëse komuniteti serb në atë pjesë (veriore) nuk merr pjesë, ne do të bëjmë një vlerësim sipas standardeve ndërkombëtare”, tha kreu i ASK-së.