ASK-ja diskuton me komunat për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë - NACIONALE

ASK-ja diskuton me komunat për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot ka takuar përfaqësuesit e komunave të Kosovës për të diskutuar për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Në këtë takim, U.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, ka treguar se çdo javë komunave do të iu dërgohen shifrat e këtij procesi për të parë trendin e regjistrimit.

“Pjesëmarrës në këtë takim ishin: anëtarët e Komisioni Qendror të Regjistrimit (KQR), përfaqësuesit e komunave, anëtërë të Komisioneve Komunale të Regjistrimit (KKR) dhe stafi përgjegjës për Regjistrimin e Popullsisë në ASK. Në këtë takim u diskutua ecuria e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, për çka edhe U.d. Kryeshefi Ekzekutiv, z. Avni Kastrati tha se çdo javë do t’u dërgohen shifrat e regjistrimit, secilës komunë, për ta parë trendin e regjistrimit të qytetarëve në komunat e tyre”, është thënë në komunikatën e ASK-së.

Ndërsa, përfaqësuesit e komunave janë zotuar se do të angazhohen maksimalisht për suksesin e këtij procesi.

Lajme të ngjashme