ASK: Edhe serbët po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë - NACIONALE

ASK: Edhe serbët po marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se edhe komuniteti serb janë duke marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në Kosovës.

Avni Kastrati, kryeshef ekzekutiv në ASK ka thënë se serbët po regjistrohen nga të gjitha komunat e veriut.

Ka edhe pjesëmarrës nga komuniteti serb nga të gjitha komunat e veriut. Ne mendojmë që në ditët në vijim një pjesë e madhe e tyre do të jetë pjesë e regjistrimit.” – ka thënë ai, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sipas ASK-së, deri më tani janë regjistruar rreth 206.000 mijë banorë të deklaruar si shqiptarë, afër 2.000 të deklaruar si serbë dhe shifra më të vogla nga komunitetet tjera në vend.

Lajme të ngjashme