Ashton zbulon si lindi ideja e Asociacionit, kërkon nga Qeveria që ta themelojë atë - NACIONALE

Ashton zbulon si lindi ideja e Asociacionit, kërkon nga Qeveria që ta themelojë atë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, po qëndron në Kosovë për ta promovuar librin e saj “Dhe pastaj çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21”. Si ndërmjetësuese e marrëveshjes e vitit 2013-ës, ajo ka rikujtuar se si kishte lindur ideja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ashton në një intervistë për televizionin T7, ka thënë se themelimi i Asociacionit kishte për qellim të siguronte një raport të mirë mes Qeverisë së Kosovës dhe serbëve lokal.

Tutje, ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të punojë që ta themelojë Asociacionin.

Pra, çështja e asociacionit ishte se ne po përpiqeshim të zgjidhnim një problem specifik në veri të Kosovës. Njëra prej tyre ishte se si të sigurohej se ka një marrëdhënie të fortë ndërmjet qeverisë së Prishtinës dhe njerëzve që jetojnë në veri, më konkretisht serbëve. Pra, asociacioni vjen nga një ide për ta përmirësuar këtë situatë dhe për ta bërë atë në një mënyrë në përputhje me ligjin e BE-së. Pra, ajo që unë shpresojë është se asociacioni duhet të jetë ende diçka që qeveria e Kosovës kërkon ta arrijë. Dhe kjo do të mundësonte dialogun me njerëzit në veri por edhe lehtësim në kontekstin e dialogut në Bruksel. Çdo gjë që kërkon shumë kohë për të zgjidhur, nuk është e mirë. I bëj thirrje të dyja palëve që të fillojnë një dialog për këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Ashton për T7.

E vetmja gjë që mund të them është se qëllimi i asociacionit është të zhvillojë një marrëdhënie mes njerëzve në veri dhe qeverisë së Prishtinës”, tha ajo tutje.

Lajme të ngjashme