Ashton sot viziton Prishtinën, i promovohet libri për dialogun mes Kosovës e Serbisë - NACIONALE

Ashton sot viziton Prishtinën, i promovohet libri për dialogun mes Kosovës e Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Catherine Ashton, ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, do të vizitojë sot Kosovën.

Siç njoftohet, Ashton do të marrë pjesë në konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësimet nga e kaluara për të ardhmen e procesit”.

Tutje, Grupi për Ballkan do ta presë Ashtonin dhe ish-ambasadorin e ShBA-së në Maqedoni të Veriut, Philip Reeker, të cilët do të flasin rreth dialogut.

“Të ftuar janë gjithashtu një numër i madh i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës, partive politike, diplomatëve dhe shoqërisë civile në vend. Diskutimi do të shoqërohet nga promovimi ekskluziv i librit të Baroneshës Catherine Ashton “Dhe Pastaj Çfarë? Brenda tregimeve të diplomacisë së shekullit 21.” – njofton Grupi për Ballkan.

Lajme të ngjashme