Ashton për Pahor: Lojtar i rëndësishëm, por i takon BE-së të vendosë për zëvendësuesin e Lajçakut
Ish-përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka vlerësuar politikanin Borut Pahor si "një lojtar i rëndësishëm", por lidhur me mundësinë që ish-presidenti slloven të marrë rolin e Lajçakut, Ashton u shpreh se kjo i mbetet Unionit që të vendosë.
”Kam respektin më të madh për Pahorin. Ai ka bërë një punë të rëndësishme. Çfarëdo që të vendoset, ai është një lojtar i rëndësishëm në atë që do të ndodhë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, thotë Ashton.
”Unë vij nga një vend që nuk është më në BE dhe nuk mund të ndërhyjë në atë diskutim. I takon Unionit të vendosë se kush do të zëvendësojë Lajçakun”, tha ajo për Kosova-Online.