ASHAK nuk posedon as edhe një material arkivor për krimet serbe në Kosovë - NACIONALE

ASHAK nuk posedon as edhe një material arkivor për krimet serbe në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK) për Radio Kosova kanë thënë se nuk posedojnë asnjë material në arkivën e tyre sa i përket krimeve serbe e maskrave të kryera nga kriminelët serbë gjatë luftës në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Shpresa Mekaj, drejtoreshë e Departamentit për Politika Zhvillimore në ASHAK

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës nuk posedon materiale arkivore, të cilat dëshmojnë krimet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Shpresa Mekaj, drejtoreshë e Departamentit për Politika Zhvillimore në ASHAK.

Mungesën e materialeve Mekaj, e ndërlidh me rregullat ligjore.

Sipas Ligjit për Arkiva, materiali arkivor dorëzohet në arkiv tridhjetë vite nga momenti i krijimit”, ka thënë tutje ajo, në një përgjigjeje me shkrim, e pyetur nga Radio Kosova nëse Arkivi i Kosovës, ka të publikuar në mënyrë digjitale materiale që dokumentojnë krimet e luftës të shkaktuara nga Serbia në Kosovë.

Në anë tjetër, Mos dokumentimi i krimeve të luftës është një krim i dyfishtë për viktimat, ka thënë profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu.

Ndërsa, hulumtuesi Abit Hoxha, thotë se dëshmitë për krimet serbe duhet digjitalizuar, e bashkë me të edhe rrëfime të të mbijetuarve të luftës.

Ndërkaq, ministria e Kulturës, nuk është përgjigjur në pyetjet se kur mund të ketë Kosova një arkiv digjital për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë

Lajme të ngjashme