Asamblisti i VV-së për DokuFest-in: Shfaqje antikombëtare dhe antinjerëzore nuk duhet të përsëriten më - NACIONALE

Asamblisti i VV-së për DokuFest-in: Shfaqje antikombëtare dhe antinjerëzore nuk duhet të përsëriten më

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ermal Osmani ka reaguar për përfomancën e hapjes së DokuFest.

Osmani përmes një postimi në Facebook nuk e ka kritikuar as ministrin e Kulturës, Hajrullah Çekun dhe as kreun e Prizrenit, Shaqir Totaj, duke thënë se beson që edhe për ata ka qenë befasi e keqe.

“Për pamjet e tmerrshme në dokufest që më vjen marre me i publiku në faqen time, këtë herë nuk po dua ta kritikoj Ministrin Hajrullah Çeku e as kryetarin e Prizrenit sepse besoj që edhe për ta sikurse për të gjithë ne ka qenë befasi e keqe. Thjeshtë keto shfaqje antikombëtare e antinjerzore nuk duhet të perseriten më.” – ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme