Asamblisti i VV-së me gjuhë të ashpër ndaj Abdixhikut: LDK-ja po mbron hajninë
Asamblisti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi ka sulmuar ashpër, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi Sokol Havolli doli i pari më pikë si kryeshef i Prishtina Parking.
Azemi ka thënë se kjo është LDK-ja që mbron hajninë.
Shkrimi i plotë i tij:
Lumir Abdixhiku thuhet se mezi pranoj që nga pozita e Parking Prishtinës të hiqet Liridon Restelica, i dyshuar për kontrata qindra mijëshe të dëmshme për buxhetin e Kryeqytetit. Sepse kishte "kontratë" zgjedhore me të.
E tash bashkë me Perparim Ramën, e zgjodhën anëtarin e LDK-së Sokol Havolli, si Kryeshef në këtë Ndërmarrje.
Kjo është LDK-ja, që mbron hajninë që i shkaktohet buxhetit të qytetarëve dhe uzurpon secilin hapsirë me marioneta politike.
