Asamblisti i PDK-së theu dorën pas vërshimeve në Rahovec: Për pak kohë do të jem ‘out’
Asamblisti i PDK-së, Sejfullah Sejfullahu ka thyer dorën derisa po ndihmonte në pastrimin e Podrumeve, pas vërshimeve në Rahovec.
Sejfullahu në Facebook, ka bërë të ditur se e ka lënduar edhe dorën tjetër dhe për një kohë, do të jetë ‘out’.
“Gjatë vërshimeve të mbrëmshme, në përpjekje për të ndihmuar në pastrimin e podrumeve, mbrëmë u rrëzova, kam thyer njërën dorë, tjetrën e kam plasaritur, andaj për pak kohë do të jem out!”, ka thënë ai.

Ndërkohë, reshjet e dendura të shiut që kanë nisur qysh nga mbrëmja e kaluar, kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës.
Situata është shumë më e vështirë në Rahovec e Gjakovë.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë për gazetën Nacionale që ka shumë vështirësi nëpër disa fshatra.
“Prej mëngjnejsit jemi në terren, ka shumë vështirësi. Në qytet nuk ka, tash në Fortesë jemi pak më keq, kemi qenë në Sopiniq, Ratkoc. Dëme materiale ka shumë mundet me pas, njerëzve iu ka hy uji nëpër bodrume. Janë dalë lumenjtë prej shtratit edhe pse kanë qenë të rregulluar. Ka shumë prurje nga lumenjtë”, tha Latifi për Nacionalen.