Asamblistës e VV-së në Prishtinë do të votojnë për bartjen e mjeteve buxhetore - NACIONALE

Asamblistës e VV-së në Prishtinë do të votojnë për bartjen e mjeteve buxhetore

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, deklaroi se grupi i VV-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës do të votojë pro bartjes së mjeteve buxhetore, duke e cilësuar këtë vendim si një veprim në shërbim të qytetarëve dhe jo të kryetarit të komunës.

“Ne asamblistët e VV’së do ta votojmë bartjen e mjeteve, jo për ta shpëtuar Përparim Ramën, por për t’i ndihmuar përkohësisht Prishtinës nga zullumi i Përparim Ramës”, tha Sveçla. Ai theksoi se përgjegjësia ndaj qytetit mbetet parësore: “Punëtori i trafikut urban nuk është fajtor për paaftësinë e kryetarit, studenti dhe pensionisti që pret autobusin në stacion nuk duhet ta paguajë çmimin e dështimeve të Përparimit.”

Sveçla shtoi se buxheti i Prishtinës “nuk është mjet i pazareve, por instrument i shërbimeve publike”, duke kërkuar që fondet të vihen menjëherë në funksion të qytetarëve.

Lajme të ngjashme