“As Zvicra nuk e do për ambasador”: Deputeti i VV-së me akuza për Lajçakun dhe Stanon - NACIONALE

“As Zvicra nuk e do për ambasador”: Deputeti i VV-së me akuza për Lajçakun dhe Stanon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka drejtuar akuza të rënda ndaj emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, dhe zëdhënësit Peter Stano.

Ai ka thënë se shkaku që Lajçak ka pasur njëanshmëri diplomatike, as Zvicra nuk po e do për ambasador.

Postimi:

Ai për cënimin e lirisë së lëvizjes nga ana e Serbisë, prej personave të maskuar, e drejtë kjo e garantuar me Konvetën për të Drejtat e Njeriut të Kombëve të Bashkuara, fillimisht tha: "Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci.", pastaj shtoi: "Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori."!!!

E kemi pa jo rrallëherë, zëdhënësin e BE-së duke reaguar ashpër kundër veprimeve për shtrirje të sovranitetit dhe luftimin e krimit në veri të Kosovës. Por, atij i mungon zëri kundër Serbisë. Fundja, vet Lajçak, sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, në Beograd pati thënë që "Jam këtu për të garatuar se Sllovakia kurrë nuk do ta njeh Pavarësinë e Kosovës". Pas dështimit në dialog dhe njëanshmërisë aspak diplomatike, duket që edhe një shtet neutral si Zvicra nuk e do për ambasador.

Lajme të ngjashme