As Shqipe Selimi nuk mori pjesë në adresimin e presidentes Osmani në Kuvend - NACIONALE

As Shqipe Selimi nuk mori pjesë në adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Shqipe Selimi, e cila është bashkëshortja e Rexhep Selimi, nuk ka marrë pjesë në seancën e fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Në fotografitë që ka siguruar gazeta Nacionale, shihet se gjatë adresimit të Osmanit ulësja e deputetes Selimi ka qenë e lirë.

Ndërsa, në seancën e dytë të parlamentit, e cila po vazhdon të mbahet ende, deputetja Selimi është duke marrë pjesë.

Gazeta Nacionale i ka dërguar pyetje deputetes Selimi për të mësuar pse nuk ka marrë pjesë në adresimin e Osmanit. Deri në publikimin e këtij teksti, deputetja e VV-së nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Fjalimi i sotëm i presidentes Osmani është bojkotuar nga deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së.

Në adresimin e Osmanit, nuk kanë marrë pjesë as disa deputetë të LDK-së.

Presidentja Osmani, në adresimin e saj, nuk ka përmendur fare ish-krerët e UÇK-së, të cilët prej vitesh gjenden në paraburgim në Hagë.

Deputet e PDK-së, Ganime Musliu dhe Ariani Musliu-Shoshi, e kanë kritikuar ashpër presidenten Osmani për një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme