As dy javë para votimit final në KiE, QUINT-i takim me Kurtin - NACIONALE

As dy javë para votimit final në KiE, QUINT-i takim me Kurtin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk dihet ende gjë për takim e sotëm, por ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it në Prishtinë sot kanë zbarkuar në Zyrën e Kryeministrit, raportuan media “reporteri.net”.

Ky takim vjen në një kohë kur s’kanë mbetur as dy javë nga votimi final në Këshillin e Ministrave për-ose-jo anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Gjermani dhe Franca kanë mbajtur qëndrim që për votim të suksesshëm final të Kosovës në KiE “duhet hapa para, konkretë, të papraprakthyehsëm” drejt Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Kjo është kuptuar gjerësisht të jetë kërkesë për miratimin e draft-Statutit të Asociacionit dhe dërgimit të saj për rishikim kushtetues në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq deri më sot, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë shenja të pranimit të kësaj kërkese.

Lajme të ngjashme