Artan Mustafa: Plani i BE-së, marrëveshja më e keqe për Kosovën prej ’99-ës
Ligjëruesi i fushës së politikës sociale, Artan Mustafa, ka bërë me dije se Plani i BE-së është marrëveshja me e keqe për Kosovës prej vitit 1999.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, ai ka treguar se kjo marrëveshje që prite të nënshkruhet në më 18 mars në Oher ofron një autonomi për serbët e Kosovës.
Megjithatë, ai ka thënë se kjo marrëveshje duhet të kalojë.
Sipas tij, kjo marrëveshje ka edhe disa të për Kosovën.
“Është marrëveshje që duhet ta kalojë Kosova. Kjo marrëveshje, i ka disa anë të mira. Një ndër elementet; mua më pëlqen strategjia që është aplikuar, që me u marrë me asociacionin në kuadër të kësaj marrëveshjes së përgjithshme. Gjithashtu konfirmohet hapja e rrugës për në BE dhe NATO. Është kjo pakoja financiare, dhe më pëlqejnë shenjat e një sjelljeje më konstruktive, sepse është obligim i qeverive dhe liderëve me punu për paqe – mirëpo marrëveshja, është marrëveshja më e keqe për Kosovën prej ’99-ës”, ka thënë Mustafa.
Ai ka treguar se të drejtat që ofron ky plan për serbët lokal flasin për një autonomi të serbëve brenda Kosovës.
“Pavarësisht si do t’i vendoset emri, Kosova, është duke kriju një entitet. Do të thotë i cili është autonomi, në terminologji shkencore”, ka thënë ai.