Artan Fuga: Të kërkohet heqja e plotë e vizave për Shqipërinë
Filozofi dhe analisti shqiptar Artan Fuga ka bërë një postim në lidhje me mundësinë që t’i rikthehet regjimi i vizave për shqiptarët e Kosovës.
Ai ka kërkuar që të liberalizohen plotësisht “hyrje-daljet” nga Shqipëria në Evropë.
“Mendoj se pikërisht regjimi as mish as pesh i vizave sot është një nga shkaqet madhore të emigracionit klandestin!” – ka thënë z. Fuga.
Ai shton se është ndalesa ajo që po tundon qytetarët nga Shqipëria që të ikin ilegalisht në Evropë.
Fuga ka kërkuar nga politikanët shqiptarë që të kërkojnë heqjen totale të vizave.
Statusi i plotë:
Rikthim i vizave për shqiptarët?
Unë mendoj se për të përballur ikjen dhe ndejtjen klandestine të shqiptarëve në Evropë, rrugëzgjidhja nuk është rivendosja e vizave.
Mendoj se pikërisht rregjimi as mish as pesh i vizave sot është një nga shkaqet madhore të emigracionit klandestin!
I bëri shqiptarët si bleta që ta shijojnë lulen, dhe pastaj u thotë ikni andej nga erdhët!
Të rinjtë që për një çast shkelin afatin, qoftë edhe për disa muaj, e kanë derën e mbyllur, ndaj rrinë në kurbet.
Psikologjikisht kush nuk e di ta mësojë: Ndalesa e shkakton tundimin, hiqni ndalesën bie tundimi!
Liberalizimi i plotë i hyrje - daljeve nga Shqipëria në Evropë dhe disa masa shoqëruese e mbyllin problemin, shqiptarët hyjnë e dalin, po klandestinë nuk do të ketë.
Unë ve bast për këtë dhe e argumentoj para kujtdoqoftë!
O pika politikanëve! Interesohen për vizat e vëllezërve tanë, kosovarëve, a thua se klasa politike në Kosovë nuk di të luftojë për popullin e vet njëqind herë më mirë seç ne për ata!
Shihni more traun që kemi në sy, ç'a dreqin merreni me fijen e flokut mbi pallton e tjetri!
Kërkoni mo heqjen totale të vizave!
Eeeeeeeej!