Arsyetohet Zulfaj për asteriskun në CEFTA: Kur Serbia të na njohë ‘de facto’ ajo hiqet - NACIONALE

Arsyetohet Zulfaj për asteriskun në CEFTA: Kur Serbia të na njohë ‘de facto’ ajo hiqet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jeton Zulfaj, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka provuar të justifikohet në lidhje me asteriskun (*) në CEFTA, për çka tha se është adresuar që kur Serbia ta njohë ‘de facto’ Kosovën – siç e jep Marrëveshja e Ohrit: Njohje ‘de facto’ si këmbim për autonomi territoriale serbe – atëherë hiqet edhe asteriski.

Siç e dini vitin e kaluar me marrëveshjen që e kemi, marrëveshjen bazike ajo e adreson pastaj në nivel horizontal çështjen e asteriskut. Marrëveshja e re që e kemi arritur me Serbinë për njohje de facto e largon asteriskun dhe zbatimi i saj pastaj do ta adresojë në mënyrë horizontale sepse nuk është vetëm në CEFTA”, ka thënë Zulfaj, siç e citoi “Koha”.

Lajme të ngjashme